A do të jetë falas vaksina për qytetarët shqiptarë? Përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksina kundër COVID kur të vijë në vendin tonë do të jetë falsa për të gjithë.
Rama e pohoi duke iu përgjigjur gazetarëve ditën e sotme, por pa dashur të japë më shumë shpjegime.
Gazetarja: Një ditë më parë presidenti i zgjedhur i SHBA tha se me të dalë vaksina do të jetë falas për qytetarët amerikanë. A ka marrë një vendim qeveria shqiptare nëse edhe në momentin kur ne ta kemi, do të shpërndahet falas për të gjithë qytetarët?
Rama: Po