A do të testohen të gjithë mësuesit? ISHP zbulon skenarët nëse Covid shfaqet në shkollë

Në një kohë kur Franca ka hapur dhe mbyllur sërish 22 shkolla për shkak të rasteve të infektimit me koronavirus, sipas lajmeve të fundit që vijnë nga autoritetet atje, në vendin tonë pritet që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator.

Nxënësit do të kthehen në shkolla, por risku për të transmetuar koronavirusin nga shtëpia në klasë dhe anasjelltas do të rritet, edhe pse mësimi do të zhvillohet me maska dhe duke ruajtur distancat.

Eugena Tomini, nga ISHP, tregon në një intervistë për Top Channel, se “ka një risk të shtuar përsa i përket grupmoshës e cila nuk është e ndërgjegjësuar për kushtet higjienike. Kemi klasën e parë deri në klasën e pestë që kemi rekomandim për mbajtjen e maskës dhe klasën mbi të pestën që është e detyrueshme maska”.

Covid-19 është përhapur kudo, ndaj edhe në shkolla do të futet. Po cilët do të jenë skenarët e mundshëm nëse do të kemi nxënës të infektuar brenda një klase apo edhe mësues?

“Sigurisht që hetimi i kësaj klase, i këtij nxënësi, në varësi të kontakteve që ka pasur, vendos se cilët persona apo fëmijë do të jenë në izolim dhe cilët jo” – shton më tej Eugena Tomini.

Ndërkohë, po diskutohet nëse do të testohen të gjithë mësuesit para fillimit të vitit shkollor.

Share With:
Translate »
458 Views