A duhet që gratë shtatzëna të dhurojnë gjak?

‘Dhuro gjak e shpëto jetë’ është motoja që inkurajon njerëzit vullnet-mirë të dhurojnë gjak për personat që kanë nevojë.

Nga të gjitha kategoritë, fëmijët dhe gratë shtatzëna fatkeqësisht duhet përjashtuar nga kjo mundësi.

Kjo për faktin se dhurimi i gjakut gjatë shtatzënisë rrezikon shëndetin tuaj dhe të foshnjes shkruan Parenting.FirstCy, transmeton Gazeta Shneta.

Përveç kësaj, rreziku që të përballeni me aneminë është e lartë.

Anemia mund të shkaktojë çështje tjera të rëndësishme si lindja para kohe dhe pesha e ulët e foshnjes.

Në anën tjetër, profesionistët shëndetësor sugjerojnë që nënat e reja të presin të paktën nëntë muaj pas lindjes për të dhuruar gjak apo në konsultim me mjekun tuaj të prisni deri në ndërprerjen e gjidhënies.

Kjo pasi bebi juaj varet nga lëndët ushqyese që ndodhen në qumështin tuaj të gjirit, kështu nëse dhuroni gjak, fëmija juaj mund t’i humbas këto lëndë ushqyese.

Share With:
Translate »
146 Views