A duhet të dalin fëmijët të grimuar? Victoria Beckham ka vendosur rregulla strikte për të bijën

Gjatë një interviste për “This Morning”, Victoria Beckham ka folur për linjën e re kozmetike që ka lançuar së fundmi. Gjatë kësaj interviste, ajo bëri “gafën” e madhe ku u shpreh se nuk ishte tunduar kurrë nga operacionet plastike, kur në fakt, më parë ajo ka rrëfyer se kishte kryer një ndërhyrje në gjoks, për të cilën ishte penduar më vonë. Po ashtu, Beckham ka treguar edhe disa “sekrete” rreth marrëdhënies së familjarëve të saj me grimin.

Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj, David “ia vjedh” produktet e bukurisë. Gjithashtu, e bija e Victoria-s, Harper, e cila është 8 vjeçe, e adhuron grimin. Megjithatë, pavarësisht dashurisë së madhe të Harper për make up-in, stilistja nuk e lë të bijën të dalë e grimuar.

“Harper është shumë e dhënë pas gjërave të vajzave, kështu që ne kënaqemi duke bërë grimin në shtëpi. Sigurisht që unë nuk e lejoj të dalë e grimuar, por mendoj se është diçka shumë e bukur që mund të bësh me vajzën tënde, të luash me grimin dhe të argëtohesh”, -është shprehur Victoria.

Share With:
Translate »
463 Views