A duhet të postojnë prindërit foto të fëmijëve #Back to School? Ekspertët ndajnë një shqetësim të madh

‘Back to School’, ky është hashtagu më i përdorur në Britani nga prindërit të cilët mezi presin të hedhin fotot e fëmijëve në mediat sociale. Çdo vit prindërit e këtij vendi postojnë rreth 1.3 miliardë foto të fëmijëve të tyre në ditët e para të fillimit të sezonit shkollor.
Por a këshillohet nga ekspertët? Nëse jo, përse? Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë kjo gjë nuk duhet të ndodhë, e në vend të postimit të fotove në mediat sociale, mund të bëhen foto e të grumbullohen në një album, duke e ruajtur në shtëpi, në një sirtar si kujtim. Pothuajse një e treta e të gjithë këtyre fotove shihen nga pedofilët të cilët median sociale e shohin si strofullën e tyre. E dini çdo të thotë kjo? 390 milion foto, koleksion për to.
Studimet nga kompanitë kryesore të sigurisë në internet tregojnë se pavarësisht paralajmërimeve, prindërit vazhdojnë të postojnë. 51% e tyre e pranojnë se pedofilët janë problem i madh në Angli, por kur vjen puna për postime fotosh të fëmijëve, nuk ngurrojnë aspak.
Ray Saman, ekspert në çështjet e sigurisë thotë: Para se prindërit të postojnë foto, të mendojnë për pasojat. Ato foto dikush i përdor për qëllime të këqija. Përmes atyre fotove mund të informohet e të zbulojë se ku po mëson fëmija yt, moshën, orarin e mësimit, rrugën dhe mundësisht edhe shtëpinë. Lërini fëmijët në privatësinë e tyre, mos i ekspozoni aty ku nuk ka vend për ekspozim! TIP

Share With:
Translate »
749 Views