A e mbështet lidhjen e Beatrix me Donaldin? Me një veprim, Alban Ramosaj i thotë të gjitha

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrixës po bëhet çdo ditë e më serioze dhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit ata ai shprehën hapur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

“Kalleni shtëpinë, unë këtë djalin e dua dhe pikë”, u shpreh Beatrix duke insistuar te vërtetësia e ndjenjave të tyre.

Donaldi nga ana tjetër, tha se ka shumë presion dhe do të bëjë shumë gjëra që s’i bën dot.

“Kam shumë presion nga të gjithë, nga banorët, efekti i kamerave, dua të bëj shumë gjëra që s’i bëj dot. Dua ta ha fare përshembull. Të rri do llogarisim çfarë do ndodhi jashtë, unë s’di çfarë do ndodh nesër edhe mund të vdes. Hyrja e Romeos normal që ka ndikuar, se ato ditë, sidomos kur isha i ulur aty dhe pashë atë videon, realisht kam dashur të dalë nga kjo shtëpi”, u shpreh ai.

Pasi ata të dy deklaruan ndjenjat për njëri-tjetrin, ka ardhur edhe një reagim nga vëllai i këngëtares, Alban Ramosaj.

Ai ka filluar të ndjekë Donaldin në rrjetin social “Instagram”. Mbetet për t’u parë nëse edhe Romeo, i cili menaxhon Instagramin e Donaldit tani që ai është në shtëpi, do i bëjë “follow” Albanit, por me atë që shohim, gjasat janë që një miqësi të lindë mes tyre në vazhdim.

Share With:
Translate »
191 Views