A është mirë të marrim qetësues për të rregulluar gjumin pas një traume?
Disa nga pasojat që lënë ngjarje si tërmetet janë edhe ankthi, paniku, çrregullimet e gjumit, etj. Nëse mendoni se një nga mënyrat më të mira për t’u qetësuar dhe rikuperuar gjumin dhe sistemin nervor janë medikamentet e ndryshme për gjumë, mjeku Isuf Kalo argumenton të kundërtën.
Nga studio e programit ‘Open’ , ai tha se popullata nuk duhet të trajtohet si e sëmurë.
‘Nuk është nevoja për terapi mjekësore, por për mirëkuptim. Nuk është ngjarje e jashtëzakonshme se ka ndodhur dhe më parë, nuk është e vetme se mund të ndodhë dhe më pas. Popullata nuk është e sëmurë. Si të përballohen traumat? Organizmi reagon dhe i vetërregullon këto ngjarje.”