A është në rregull për shëndetin e bebes të zgjoheni e sëmurë gjatë shtatzënisë?
Të zgjohesh e sëmurë në mëngjes – e veçanërisht gjatë shtatzënisë – është ndër gjërat më të këqija që i përjetojnë nënat. Përse biologjia nuk mund t’ju lejojë të ndjeheni e emocionuar rreth shtatzënisë, në vend se t’ju bëjë të ndjeheni tmerrshëm?
Veç kësaj, termi se “zgjoheni e sëmurë” është i rrejshëm për shkak se ndjeheni e sëmurë tërë ditën, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e National Institute of Child Health and Human Development kanë monitoruar një grup grash të përfshira në studime të ndara të cilat kanë përfshirë aspirinë dhe aborte.
Ata i kishin vëzhguar gratë të cilat më herët kishin pasur një apo dy shtatzëni të dështuara, por që pastaj kanë dalë pozitive në test të shtatzënisë.
Pjesëmarrëset i kanë incizuar simptomat e tyre çdo ditë për tetë javë gjatë shtatzënisë, pastaj një herë në muaj deri në fundin e tremestrit të parë.
Nga 797 gra me teste pozitive të shtatzënisë, 188 nga ato shtatzëni kishin përfunduar me abort.
Pas tetë jave të shtatzënisë, 57.3 për qind e grave kishin raportuar për marramendje, përderisa 26.6 për qind kanë raportuar marramendje dhe vjellje. Gratë e këtyre dy grupeve kishin qenë 50 deri në 75 për qind më pak të prira për të përfunduar me abort.
Por, përse ekziston kjo lidhje mes të qenit e sëmurë dhe rrezikut për abort? Kjo është ende e paqartë, mirëpo ka disa ide prapa studimit. Hulumtuesit thonë se të zgjuarit e sëmurë në mëngjes mund të jetë gjë e ndërlidhur me ndryshimet hormonale në trup të cilat mund të jenë të mira për embrionin. Plus, ata e kanë japë edhe idenë se të zgjuarit e sëmurë të bënë të hani ushqime të pasura me karbohidrate – të cilat kanë efekte pozitive në zhvillimin e fëmijës.
Por, ata thonë se nuk duhet të brengoseni nëse nuk ndjeheni ‘tmerrshëm’ gjatë shtatzënisë. Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe vetëm se gratë nuk i kanë të njëjtat simptoma, kjo nuk do të thotë se do të përfundojnë me abort. /Telegrafi/