A ia ka mbajtur Patrisi dorën gjatë lindjes? Tuna: “Kam patur lindje cezariane, burrat janë frikacakë”

Këngëtarja e njohur Tuna është rikthyer në ekran me një intervistë, ku ka folur për dy  djemë me ish-partnerin e saj Patrisin, mëmësinë s dhe jetën pofesionale. Ajo është një nënë e lumtur dhe janë të paharrueshme çastet e saj kur ka sjellë në jetë djemtë.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”2023 në Tv Klan, ajo është pyetur nga vogëlushët nëse ia ka mbajtur dorën në maternitet Patrisi kur ka lindur djemtë.

“Janë ca gjëra që i bëjnë vetëm mamatë dhe i përballojnë vetëm ato, meshkujt nuk e përballojnë këtë gjë. 99% të rasteve që unë i di meshkujve u bien të fikët në këtë punë. Unë kam qenë kategorike që nuk dua të ma mbajë dorën asnjeri”, tha Tuna.

Po ashtu këngëtarja ka folur për lindjet e saj, për të cilat ka thënë se i ka eksperiencat më të mira.

Tuna Sejdiu: Eksperienca e parë me Tianin, besoj që jo vetëm në rastin tim, por të shumë mamave që bëhen nëna për herë të parë kanë qenë stresuese. Unë kam tentuar që ta bëj natyrale dhe ta përjetoj si eksperiencë, megjithatë të dy djemtë i kam lindur me prerje cezariane dhe i kam eksperiencat më të mira. Kisha dhimbje barku, por kjo është një dhimbje që harrohet shumë shpejt sepse vjen në jetë një gjë e bukur, e cila të bën që t’i harrosh që të gjitha.

Ndër të tjera, Tuna në fund të programit kë dhënë një mesazh të rëndësishëm bazuar në historinë dhe jetën saj për të frymëzuar të gjithë ato që ndodhen në të njejtën situatë.

Ajo i drejtohet të gjithë mamave beqare duke u thënë të mos harrojnë dashurinë për veten e t’i dhurojnë jetës një shans për t’u ridashuruar.

“Nesër mund të jeni gjithkund në jetë. Mund të jetoni ëndrrën tuaj me princin e juaj, mund të jeni një mama single, mund të keni 2-3-4 fëmijë. Ajo që është e rëndësishme është që në gjithë këtë paralelisht mund të jeni një supermami, një grua super e fuqishme e cila mund tí bëjë paralelisht të gjitha dhe vetëm duke ndjekur ëndrrën e tyre, duke u kujdesur për vetveten. Kështu që kjo do të ishte mesazhi im”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
186 Views