A janë frutat e pyllit të ngrira, po aq të ushqyeshme sa ato të freskëtat?

Studimet e bëra për qershitë, mjedrat dhe luleshtrydhet, na tregojnë se shumica e vlerave të tyre ushqyese nuk humbasin edhe kur ato janë të ngrira. Zakonisht njerëzit kërkojnë fruta pylli të ngrira, duke qenë se ato rezistojnë më shumë, gjenden gjatë gjithë vitit dhe janë më të lira. E njëjta gjë vlen edhe për perimet !

Nëse pyesni veten se çfarë mund të bëni me këto fruta të ngrira? Përgjigja është e thjeshtë, ëmbëlsira. Mjafton që t’i fusim frutat e ngrira në një blender, t’i përziejmë dhe kaq! Akullore e shpejtë e bërë me të gjitha llojet e frutave. Duhet ta provoni që ta besoni. Receta më e thjeshtë ka vetëm një përbërës: banane të ngrira. Qëroni disa banane të pjekura shumë (sa më e pjekur, aq më e mirë, e kam fjalën kur bëhet kafe). Pasi ta keni ngrirë, hidheni në një blender dhe grijeni. Ato shndërrohen në një ëmbëlsirë të lehtë, të butë, jo të kushtueshme, të shëndetshme dhe më të shijshme se ato që mund të blini në një dyqan akulloresh.

Sigurisht, përgatitja e një akulloreje me fruta pylli ose të paktën një përzierjeje frutash pylli me banane, është akoma më e shëndetshme. Një ndër më të shijshmet është ajo me çokollatë. Për ta përgatitur atë, grini çokollatë të zezë, qershi të ëmbla ose luleshtrydhe të përziera me një lugë gjelle kakao, pakëz qumësht sipas dëshirës (më shumë qumësht nëse doni një milkshake), pak ekstrakt vaniljeje dhe pak hurma të thara. Nëse nuk e keni marrë dozën e nevojshme ditore të frutave arrore, mund të shtoni pak gjalpë bajamesh. Kështu, do të keni një ëmbëlsirë shumë të ushqyeshme me çokollatë, dhe sa më shumë të hani, aq më të shëndetshëm do të jeni.

Share With:
Translate »
712 Views