A janë këto vjehrrat më të këqija në botë? Disa rrëfime të sinqerta nga vjehrrat

Disa njerëz janë me fat që mirëpriten dhe respektohen nga vjehrrat, por këtyre të fundit nuk iu ka dalë nami më kot. Disa rrëfime nga vjehrrat për Whisper na lanë pa fjalë. Whisper është vendi ku gjithkush mund të rrëfëhet, pa pasur frikë se identiteti i tij do të zbulohet. Ky ka qenë vendi ku vjehrrat kanë gjetur mundësinë të flasin për mospëlqimin apo urrejtjen që kanë ndaj partnerëve të fëmijëve të tyre. A janë këto vjehrrat më të këqija në botë? Lexoni rrëfimet e mëposhtme dhe gjykojeni vetë.

“Nusja ime dhe familja e saj janë një tufë plehrash (të bardhë) dhe nuk mund t`ia tregojë kurrë tim biri sa i paragjykoj.”

“Ime bijë u martua me djalin që duhet të ishte ndarë që në gjimnaz dhe ndihem shumë në siklet për këtë.”

“Është gjë e keqe që jam mërzitur që nusja ime mbeti shtatzënë para sime bije?” -pyet një tjetër vjehrrë.

“E urrej dhëndrin tim dhe uroj që ai të dashurohet me dikë tjetër dhe të largohet nga vajza dhe nipi im.”

“Gjithmonë e kam ditur që sime bije i pëlqenin burrat e pasur dhe të mëdhenj në moshë, por kur mora vesh që dhëndri im ishte më i madh se unë u tmerrova.”

“Nuk më pëlqen bashkëshortja e tim biri, pasi është e pasjellshme dhe mendjemadhe. E toleroj vetëm që të mos prish marrëdhënien me tim bir.”

 “Dhëndri im është shumë narcist dhe nuk e kuptoj se çfarë sheh tek ai ime bijë.”

“Rrëfimi im? Jam shumë e lumtur që nusja ime shumë shpejt do të jetë ish-nusja ime. Ajo është njeriu më i mërzitshëm në botë dhe jam e lumtur që edhe im bir më në fund e kuptoi.”

“Dhëndri im është një përtac endacak. Nuk e di se si do t`ia sigurojë jetën sime bije, sidomos nëse bëhen me fëmijë.”

“Dhëndri im është një njeri me vese që kërkon vëmendje.”

Share With:
Translate »
966 Views