A ka ndikuar Covid tek bebet kur shtatzënat shqiptare ishin të infektuara?

Covid mund të transmetohet nga nëna te bebja edhe para lindjes, ndërsa disa raste të tilla janë raportuar edhe në Shqipëri. Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj, tha se 42 gra kanë kryer lindje kur ishin me Covid dhe një numër i vogël prej bebeve rezultoi pozitiv.

“Kanë lindur 42 gra pozitive për Covid. Të gjitha janë mirë dhe bebet e tyre janë mirë. Prej të cilave, disa bebe kanë rezultuar me tampon pozitiv. Kjo do të thotë që nuk mund të themi në mënyrë absolute që nuk mund të transmetohet nga nëna tek fëmija”, tha Demaliaj për ‘TCH’.

A ka ndikuar Covid tek bebet kur shtatzënat shqiptare ishin të

E pyetur nëse Covid gjatë shtatzënisë çon në abort apo keqformime të bebeve, Demaliaj e mohoi diçka të tillë.

“Covid që i ka prekur nënat të tremestrin e parë nuk kanë shkaktuar aborte më të rritura. Gjithashtu nuk kemi parë keqformime në tremestrin e dytë, që të na çojnë të mendojmë se kanë ardhur si pasojë e prekjes nga Covid. Duhet bashkëpunim mes gjinekologut dhe reanimatorët apo pleumologët, nëse ka prekje pleumonare. Është një mjekim që do korrelacion të mirë, sepse kemi parasysh që disa medikamente nuk janë të aprovuara për t’u përdorur në shtatzëni. Nuk duhet të kemi frikë për këtë”, tha drejtoresha.

Share With:
Translate »
336 Views