A mund të bëjnë vaksinën anti-Covid gratë shtatzëna? Politikat ndryshe që po ndjek Britania dhe Amerika

Ndërsa vaksina e shumëpritur anti-koronavirusit ka filluar të përhapet, është e qartë që jo të gjithë do të kenë akses. Për gratë shtatzëna dhe ato që janë me gji, kjo qasje do të varet nga vendi ku ata jetojnë.

Provat klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech nuk përfshijnë as gratë shtatzëna dhe as ato me gji dhe kompania ka thënë se të dhënat e disponueshme deri më tani janë të pamjaftueshme për të përcaktuar rreziqet për këto dy kategori.

Kjo mungesë e të dhënave, ka bërë që në Britani dy kategoritë të përjashtohen nga programi i vaksinimit. Ndërsa në SHBA vendimi u është lënë në dorë vetë grave.

Por pse ka ndodhur kjo ndarje?

Sipas ekspertit amerikan Ruth Faden, nuk ka asnjë të dhënë që vaksina është e rrezikshme për gratë shtatzëna dhe ata me gji: Thjesht nuk ka informacion!

Në bietikë, gratë shtatzëna përshkruhen si “një kategori komplekse”, thotë eksperti amerikan duke shtuar:

“Askund tjetër nuk keni dy njësi në të njëjtën kohë, të dy janë objekt shqetësimi moral. Dhe në përgjithësi, askush nuk kujdeset më shumë për mirëqenien e pasardhësve sesa gruaja shtatzënë. Pyetja e parë që zakonisht bëhet është: A do të jetë e sigurt kjo vaksinë për foshnjën time”?

Por vendimi për të përjashtuar gratë shtatzëna nga provat klinike është më i komplikuar në mes të një pandemie dhe shkaku kryesor është mungesa e të dhënave.

Duket se Britania po tregohet më e kujdeshme për shkak të mungesës së informacionit për vaksinën tek gratë shtatzëna dhe ato me gji, ndërsa SHBA-të po ndjekin politikën tjetër, duke hequr kështu edhe përgjegjësinë nga rreziku që mund tu paraqitet këtyre dy kategorive.

Share With:
Translate »
274 Views