A mund të bësh trajtime estetike gjatë shtatzënisë?

Shtatzënia konsiderohet si një nga periudhat më të bukura për jetën e një gruaje. Lidhja e krijuar me trupin dhe njohja e tij kalon në një nivel tjetër. Sigurisht, qasja ndaj zgjedhjeve që duhen bërë është shumë më e kujdesshme pasi fëmija duhet të jetë i mbrojtur. Thënë kjo, duhet bërë kujdes me veprimet ndaj kujdesit fizik që ndërmerr, por nuk ke pse ndalon së llastuari veten.

Mjekët këshillojnë që çfarëdo trajtimi të duash të bësh, duhet të jetë pa dhimbje dhe parehati për nënën. Nuk duhet të ketë adrenalinë, as të jetë traumatik, pasi fëmija ndien çdo gjë që përjeton edhe nëna.

Trajtimet duhet të kenë nuanca përkëdhelëse, të japin kënaqësi dhe të jenë të ëmbla, për të rritur nivelin e endorfinës. Pra, çdo trajtim që përfshin fillers, acid polilaktik dhe botoks nuk këshillohet. Nuk rekomandohen as ndërhyrje që janë të lidhura me grimin e përhershëm.

Nëse këmbët i ndien të rënda, doktorët japin dritën jeshile për trajtimet limfatike që shkarkojnë tensionin në zona të ndryshme. Po ashtu, edhe trajtimet për kapilarët mund të bëhen. Ndërsa për trajtimet si mezoterapia, apo të tjera të ngjashme që i japin lëkurës vitamina, duhen shtyrë pas lindjes. Një pjesë e tyre mund të kthehen në rrezik për fëmijën.

Share With:
Translate »
131 Views