A mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit mungesa e lëngut amniotik?

Lëngu amniotik është një lëng i pastër që e shoqëron fetusin brenda qeses amniotike. Zakonisht, rreth javës së 34-të të shtatzënisë afro 800 mm lëng amniotik e rrethon fetusin, kurse në një shtatzëni të plotë, deri në 40 javë, mbeten afërsisht 600 ml lëng amniotik.

Ndër komplikimet që lidhen me lëngun amniotik mund të ndodhin kur prezenca e tij është e shumtë ose e paktë shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Një nga këto komplikime është edhe oligohydramnios.

Oligohydramnios ndodh kur prezenca e lëngut amniotik është e ulët gjatë shtatzënisë, dhe kjo mund të ndodh në katër përqind të rasteve.

Mungesa e lëngut amniotik mund të shkaktojë zhvillim jo të duhur të mushkërive të fetusit, ndalon rritjen e fetusit apo edhe mund të ushtrojë presion në kordonin e kërthizës, meqë rast mund të ndalojë qarkullimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.

Oligohydramnios mund të ndodh për shumë arsyje e këto mund të jenë:

-Rritja e dobët e fetusit;

-Shtatzënia që zgjat më shumë sesa data e planifikuar;

-Binjakët identikë që ndajnë të njejtën placentë

Oligohidramnios mund të diagnostifikohet përmes ultrazërit, ku mund të vërehet mungesa e lëngut amniotik.

 

Share With:
Translate »
306 Views