A mund të vaksinohen gratë shtatzëna? Ja çfarë thotë mjekja Aurora Dollenberg!

Në edicionin e lajmeve ne Dritare TV ishte e ftuar në studio në një intervistë ekskluzive, mjekja Aurora Meta Dollenberg për të folur rreth situatës se pandemisë dhe mitet që ekzistojnë për vaksinimin.

Arsyeja e konferencës që unë po marrë pjesë në fakultetin e mjekësisë, është që ne si ekspertë të japim ide dhe mendime se si të rikthehemi në normalitet dhe si të kontribuojmë te vaksinimi. Nga kolegët dhe pacientët shqiptarë ka qenë i nevojshëm konsultimi dhe shkëmbimi i informacionit virtualisht për pandeminë. Ne kemi diskutuar dhe vlerësuar të gjithë qëndrimet pro ose kundër vaksinimit. Nuk ekziston asnjë raport zyrtar i konfirmuar që sa përqind e personave e kanë kaluar kovidin. Shqipëria në nivel Ballkanik ka ecur shumë mirë me menaxhimin e pandemisë, krahasuar edhe me vende të tjera të rajonit. Është një kontekst kulturor dhe historik që i bën qytetarët të jenë skeptik.

Të jesh i vaksinuar dhe përsëri të vdesësh nga kovidi, të kërkon që të jesh shumë i qartë nga ana mjekësore, për të kuptuar dhe diagnostikuar se cilat janë simptomat e tjera që kanë shkaktuar vdekjen.

Informimi i popullatës për vaksinimin është shumë i ulët dhe kjo ndikon në keqinformim. Por, me kompetencë mund të them nga pacientë që unë kam ndjekur dhe studime të thelluara, vaksina megjithëse nuk ka një efikasitet 100%, gjithsesi të mbrojnë nga rreziku për jetën. Vaksinat e deritanishme, e ulin vdekshmërinë deri në 99%, këtë e arrin edhe vaksina Sinovak, pasi ka një parandalim në mënyrë maksimale dhe mbrojtje për jetën. Duhet t’i besojmë shkencës, sepse në radhë të parë kjo ëhstë një përgjegjësi sociale.

Në fillim nuk ka pasur të dhëna për vaksinimin e grave shtatzëna, por studimet më të fundit në Gjermani nuk kanë treguar asnjë rast të vetëm për infektim. Gratë shtatzëna mund ta përballojnë shumë mirë dhe nuk ka asnjë të dhënë që jep konkluzionin se kjo mund të çoj në infertilitet.“,- u shpreh mjekja Dollenberg

Share With:
Translate »
193 Views