“A po fshihesh në bunker si një mi?”, rrjeti i “vërsulet” vajzës 18-vjeçare të Putin

Vajza 18-vjeçare e Vladimir Putin është vënë “me shpatulla pas murit” nga komentuesit në rrjetet sociale për luftën në Ukrainë.

Luiza Rozova, një studente në Shën Petersburg, është “masakruar” në Insagram nga ndekësit të cilët e pyesin: “A je fshehur në një bunker si mi?”

Rozova, e cila ka 84,000 ndjekës, ndaloi së postuari publikisht pesë muaj më parë, duke ngritur dyshimin se vetë babai i saj, Vladimir Putin, ia kishte ndaluar diçka të tillë, megjithatë llogaria e saj në Instagram mbetet publike.

Kjo vjen mes pretendimeve se Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, i projektuar për mbrojtje në rast të një lufte bërthamore.

Ditët e fundit përdoruesit e shumtë të Instagram kanë komentuar në postimin e fundit të Rozovës, nga tetori 2021, duke e akuzuar adoleshenten si “bijë e një vrasësi, krimineli lufte, psikopati”.

“A po fshihesh në bunker si një mi?”, rrjeti i

Share With:
Translate »
236 Views