A puthet fëmija në buzë? Hillary Duff i kthehet ndjekësve që e tallën për të birin!
Është bukur të jesh aktiv në rrjetet sociale, sidomos kur ke ndjekës që ta ngrenë moralin me mbështetjen e tyre. Por komentet nuk janë gjithmonë pozitive, e kush kënaqet më njërën anë të medaljes, duhet të përgatitet edhe për tjetrën. Këtë yjet e dinë më mirë se kushdo tjetër. Aktorja hollivudiane Hillary Duff e provoi së fundi në kurriz.
Ajo hodhi ca foto te vjetra në internet, por u përball me kritika për njërën prej tyre, ku shihej duke puthur ne buzë djalin e vet Luca. Pati shumë reagime kundër, e disa e quajtën këtë veprim të “shpifur“.
Por aktorja iu përvesh, duke i treguar se bëhet fjalë për një gjë mëse të natyrshme që nëna të puthë fëmijën. Luca atëherë ishte me i vogel kujton ajo, duke theksuar se fotoja është realizuar tre vjet më parë. Unë ju këshilloj t`i puthni fëmijët tuaj, dhe kujtdo që nuk i pëlqen kjo foto, le të bëjë `unfollow. Nuk më intereson fare se c`keni ju për të thënë!


