“A të ka rrahur Sabriu?”/ Ermali rrëfen detaje nga jeta e tij, zbulon edhe femrën më të bukur shqiptare
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, të cilëve u ka kthyer përgjigje për çdo lloj kurioziteti që ata kishin.
Ndjekësit e kanë pyetur Ermalin nëse e ka menduar ndonjëherë që të largohet nga muzika, dhe ai është shprehur se “nuk e ka menduar asnjëherë që të heqë dorë nga muzika për një profesion tjetër”.

‘A ke menduar ndonjëherë të largohesh nga muzika dhe të merresh me biznes tjetër,’- e pyeti një prej fansave. ‘Hmm se kam menduar asnjëherë’– u përgjigj këngëtari.

Gjithashtu ndjekësit e tij të shumtë ishin kuriozë të dinin se kush është sipas Ermal, femra më e bukur shqiptare, ai përmendi emrin nënës së tij: ‘Nera Fejzullahu!’ Këngëtari pranoi se i ati, Sabri Fejzullahu, nuk e ka rrahur asnjëherë ndërsa e ëma çdo ditë.

‘Babi jo, asnjëherë, po bashkëshortja e tij, mami im çdo ditë,’- shkroi ai, teksa shoqëroi përgjigjen me emoji duke qeshur me lot.
