“Abortova dy shtatëzani”/ Paloma bën rrëfimin e rrallë në Big Brother Vip
Paloma është një nga banoret më energjike të “Big Brother VIP Albania”. Ajo është kthyer në motorrin e shtëpisë më të famshme në vend brenda dy javëve, duke krijuar edhe situata të shumta e tensione mes konkurrentëve.
Megjithatë, Paloma ka treguara edhe anë të jetës së saj shumë të vështira. Kështu, ditën e sotme teksa tregoi rreth njohjes së saj me bashkëshortin, Andrein, ajo foli për ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për tu bërë prindër të një fëmije.
Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj. “Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”,- tregoi Paloma.