Abuzime seksuale me fëmijët për 16 vjet, akuzohet pastori 74-vjeçar
Një pastor në New Jersey është akuzuar për sulme seksuale ndaj fëmijëve për një periudhë 16- vjeçare. Harry Thomas, nga Medford, ishte pastor në kishën ‘Come Alive’, por të mërkurën u arrestua me akuzën e abuzimit seksual me fëmijët.

Prokuroria e qarkut në Burlington tha se pastori 74-vjeçar ka abuzuar seksualisht me fëmijët nga viti 1999 deri në vitin 2015. Asnjë detaj tjetër nuk u publikua për shkak të mbrojtjes së identitetit të viktimave.

Nuk gjendej asnjë numër pune i Thomas dhe nuk dihej nëse kishte apo jo avokat. Edhe kishës në të cilën ai ka shërbyer për shumë vite i është dërguar një mesazh të enjten, por as prej andej nuk u kthye asnjë përgjigje.