Abuzimi i 11-vjeçares në Kosovë, Rita Ora përlotet gjatë konferencës : “Duhet të punojmë me fëmjët”
Këngëtarja Rita Ora, në prag të koncertit që do të mbajë sot në “Sheshin Skënderbej”, pati një konferencë për shtyp me mediat e gazetarët, ndërsa pjesa që tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë pyetjeve-përgjigjeve ishte kur artistja e famshme foli për rastin e abuzimit të vajzës 11-vjecare në Kosovë. Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ishte shkak për protesta e thirrje të forta nga personazhet e njohur e jo vetëm për shtimin e mbrojtjes nga vajzave dhe grave, e ndër ato që reaguan ishte edhe mamaja e Ritës, Vera Ora.
Ndërkohë vetë artistja, e përlotur gjatë fjalës së saj në konferencë në lidhje me këtë rast, tha:
“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem emocionale. Ajo çfarë ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë edhe një herë se sa e rëndësishme është për prindërit që të punojnë me fëmijët që këto ngjarje mos përsëriten më.
Pak javë më parë, ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se duhet të kemi në fokus këto çështje sociale dhe sa e rëndësishme është për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me të rinjtë që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të përmirësohet situata.”
Ndërkaq, Rita ftoi të gjithë të rinjtë të jenë pjesë e koncertit sonte në orën 20:00, duke thënë se ky event i përket atyre dhe familjes, ndërkohë që do të jetë falas për të gjithë.
Krah Rita Orës do të performojnë në skenë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida.
