Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren, Gjykata jep vendimin për Abaz Dokun

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor ish-rojën e shkollës në Babbru, Abaz Doku, pasi abuzoi me një vajzë të mitur.

Kështu, Goku është dënuar me 8 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg. Ish-roja e shkollës do ta kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme.

E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, por nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty.

Pas abuzimit seksual 65-vjeçari e shantazhoi të miturën për një vit rresht ndërsa refuzimi i saj për disa kohë bëri që Doku të shkruante emrin e saj në çdo mur të lagjes duke i bërë të ditur se nëse nuk shkonte tek ai, situata do përkeqësohej.

Abuzimi ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në institucionet arsimore, por edhe mes radhëve të policisë për të cilat ka nisur hetimi nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Abaz Doku punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Azem Hajdari” dhe pavarësisht denoncimit tek drejtori i shkollës rasti u kalua me largimin nga puna të 65-vjeçarit pas një viti. Në të njëjtën shkollë si roje punon djali i tij, i cili pavarësisht se ka dënuar veprimin e babait nuk është marrë asnjë masë për largimin pasi vajza ndihej e kërcënuar.

Share With:
Translate »
558 Views