Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, familjarët e Shulit kërcënojnë prokurorët: Do marrim hak
Gjykata e Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit në Korçë, dënuan me 6 vite burg Edison Shulin, për abuzim me vajzen e tij.
Pas vendimit të Gjykatës kanë reaguar menjëherë familjarët e Shulit. Babai i të dënuarit ka deklaruar se do të marrë hak ndaj prokurorëve, duke akuzuar ish-nusen e djalit për inskenim.
“Do bëj vetëgjyqësi, nuk më ka mbetur asgjë. Gjithçka kisha ishte morali, por dhe këtë ma mori gjykata dhe prokuroria.”- është shprehur babai i Shulit.
36-vjeçari banues në fshatin Leminot të Maliqit u arrestua të mërkurën nga policia, për akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij. Denoncimi u bë nga ish-bashkëshortja.