Abuzonte seksualisht prej 2-vitesh një 10-vjeçare, arrestohet 57-vjeçari (EMRI)

Një 57-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Kuçovës, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10 vjeçe.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3-vitesh.

10-vjeçarja është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi sot 57-vjeçarin nën akuzën  “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.

Ngjarja i ka kaluar tashmë për hetim Prokurorisë së Rrethit Berat, për zbardhjen e plotë të dinamikave të saj.

Share With:
Translate »
424 Views