Abuzuan dhe i morën jetën 10-vjeçarit, dënohen me varje tre pedofilët
Tre pedofilë u qëlluan publikisht, dhe më pas u varën në një vinç në Jemen dje si dënim për përdhunimin dhe vrasjen e një djali dhjetëvjeçar.
Pamjet shqetësuese tregojnë përdhunuesit në uniformat blu duke parakaluar para turmave në qendër të Sanas, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit.
Pasi u prangosën, u urdhëruan të qëndronin me ballë poshtë dhe u qëlluan pesë herë në zemër.
Trupat e tyre u varën lart në ajër nga një vinç ku ata u lanë si një paralajmërim i zymtë për shkelësit e tjerë potencial ndërsa shikuesit bënë fotot në telefonat celularë.
Jemeni, në jug të Arabisë Saudite, është një nga ekzekutorët kryesorë në botë me dënim me vdekje për krime të dhunshme, përfshirë vrasjen, përdhunimin dhe terrorizmin.
Dënimi me vdekje teorikisht mund të përdoret në rastet e shkeljeve islamike ose ‘Hudud’ nën ligjin e Sheriatit, si shkelja e kurorës, sjellja e keqe seksuale, homoseksualiteti, prostitucioni dhe blasfemia.
Të gjitha dënimet kryhen me të shtëna me armë, me gurë, varje ose prerje e kokës, lejohen brenda kodit penal të Jemenit.