Adam Levine dhe Behati Prinsloo hedhin pas krahëve tradhtinë dhe mirëpresin fëmijën e tyre të tretë
Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë zyrtarisht prindër të tre fëmijëve! Frontmeni i Maroon 5, 43 vjeç dhe ish modelja e Victoria’s Secret, 34 vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, konfirmon një burim ekskluzivisht për PEOPLE.
Çifti, të cilët tashmë janë prindër të vajzave Gio Grace, 4, dhe Dusty Rose, 6, nuk kanë dhënë asnjë detaj të mëtejshëm. Dyshja kishin diskutuar prej kohësh për zgjerimin e familjes së tyre
Prinsloo konfirmoi për PEOPLE se çifti po priste një tjetër fëmijë në shtator. Gjatë gjithë shtatzënisë, ajo ka treguar barkun e rrumbullakosur në rrjetet sociale.
Prinsloo dhe Levine u martuan në Meksikë në korrik të 2014-ës pas lidhjes për një vit. Një burim i afërt me Prinsloo tha për PEOPLE se ajo dhe Levine janë të fokusuar “për të qenë prindërit më të mirë të mundshëm” pas akuzave për tradhti që bënë bujë pak kohë më parë.