Konkretisht, Chris Dear dhe bashkëshortja e tij, Sandel Lord, ndodheshin në Colosseum në Caesars Palace, ku po zhvillohej koncerti dhe i kërkuan këngëtares një nder.

Gjatë spektaklit, ata i kërkuan asaj të bënte një zbulim për gjininë e foshnjës së tyre. Pak më vonë, ajo i thirri në skenë dhe u tha se ishte dakord ta bënte atë.

Siç raportoi fansja e saj, ajo dhe bashkëshorti i saj kishin tashmë rezultatet e gjinisë së foshnjës që në javën e 12-të, por ata pritën për të qenë në koncertin e Adelës që ajo t’ua zbulonte.

Këngëtarja u ul në buzë të skenës dhe e emocionuar thirri: “Sandelle dhe Chris janë në pritje të një djali, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe ajo vetë në lot emocionesh.

“Jam shumë e lumtur për ju, shumë e lumtur. Oh zot, është kaq emocionuese ”, shpjegoi Adele.