Adele e pranon hapur: Djali im do ta urrejë këtë këngë kur të rritet

Adele ka pranuar sinqerisht se djali i saj Angelo ndoshta do të kalojë nëpër fazat e urrejtjes për këngën e saj “My Little Love”, të cilën ajo shkroi për të.

Kënga përfshihet në albumin e saj të fundit “30”, dhe ajo foli me muzikantin kanadez Tom Power për mënyrën se si është kënga e përzemërt.

“Ai ndoshta do të kalojë nëpër faza të urrejtjes kur të jetë adoleshent, por ishte një pjesë e rëndësishme e enigmës që po përpiqesha të kuptoja nga jeta ime kështu që më duhej të përfshija atë”, tregoi këngëtarja.

Adele, albumi i së cilës detajon divorcin e saj nga babai i Angelo-s, Simon Konecki, shtoi se donte ‘të ishte e qartë me të dhe thjesht të ishte e sinqertë me të, sepse shumë prindër fshehin gjërat nga fëmijët e tyre.

“Imagjinoni ta dëgjoni këtë si një gjashtë vjeçare. “Çfarë do të thotë që nuk e di se çfarë po bën?” Ju kap paniku dhe e gjithë bota juaj do të përmbyset. Nuk mund t’i fshihesha atij. Ai mund të më shihte edhe më qartë nëse do të përpiqesha të fshihesha prej tij”, rrëfeu Adela.

Adele gjithashtu konfirmoi se bërja e albumit i pastronte gjërat për të mendërisht dhe tha: “Kjo zgjidhi një pjesë të rrëmujës që po ndodhte në aftësinë time për të folur se si ndihesha”.

Share With:
Translate »
176 Views