Adelina e Zanfina e kujtojnë nënën e tyre Monën në 8 vjetorin e ndarjes nga jeta
Nga jeta u nda në prill të vitit 2016, derisa emri i Mona Ismailit u përmend aq shumë, si nga vajzat e saj ashtu edhe nga fansat e motrave Adelina dhe Zanfina Ismaili.
Kjo për faktin se Mona ishte jo vetëm nëna më e përkushtuar për vajzat e tyre por edhe menaxherja e parë femër në Kosovë e cila ju qëndroi pranë çdo hap të karrierës së bijave të saj.
Tani, janë bërë fiks 8 vjet që kur Mona u shua, e atë e kujtuan në mediat sociale, si Adelina ashtu edhe Zanfina.
“Mami jeme. Sa herë kam mall për ty më kujtohet sa me fat jam që ishte nëna ime. Më mungon çdo ditë”, ka shkruar Adelina.
Derisa, Zanfina ka ndarë një imazh dedikuar Monës, me mbishkrimin – “8 vjet, M.I”.