Adelina Ismaili poston një çast lumturie me të birin, ne ramë në dashuri me kaçurrelat e tij
Deri para disa vitesh, Adelina Ismaili ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private.
Por gjërat ndryshuan dhe tashmë herë pas here, falë llogarisë së saj në Instagram, ajo na mban më afër jetës së saj.
Si e diel që është, përkushtimi ndaj familjes është më i madh. Edhe Adelina duket se sot paraditen ia ka kushtuar tërësisht djalit. Ajo ka postuar një foto me të voglin Uliks ku shkruan “Lumturi”. Ndërsa ne përveç ëmbëlsisë në foto na ranë në sy kaçurrelat e të voglit. Sa i qenkan rritur! /Kids’ Time
