Adelina Tahiri bëhet nënë, vjen në jetë djali
Që nga koha kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, këngëtarja Adelina Tahiri, një nga një na i zbuloi të gjitha surprizat: gjininë e fëmijës, kohën kur do ta sillte në jetë, madje para disa ditësh edhe emrin e vogëlushit. Dhe sot, pritja mori fund.

Adelina është bërë nënë e një djali, emrin e të cilit ne tashmë e dinim: Jon sapo ka përshëndetur botën dhe e ëma, të gjithë gëzimin e mirëseardhjes e ka ndarë edhe në profilin e saj në Instagram.
Me foton simbolike të një të sapolinduri, me dorën e saj dhe të të birit, Adelina shkruan: “Mirë se erdhe në Botë Princi i vogël Jon.”
Urimet nga miqtë dhe të gjithë ndjekësit kanë vërshuar virtualisht për trokitjen e parë të Jonit në Botë.
Edhe një Jon tjetër iu shtua listës së personazheve të njohur. Pas Jonit të madh të Ardit Gjebreas, i cili tashmë i ka kaluar 27 vjetët, ai i Alban Nimanit dhe Arbana Osmanit, vjen edhe një engjëll tjetër. Me siguri, duhet të jetë ogur dhe fatbardh ky emër. Nga prindërit e mësipërm, të paktën kështu duket…
Jetë të gjatë dhe të lumtur JON!