Adelina Tahiri dhe Joni mbërrijnë në shtëpi, ja cila është festa e mirëseardhjes

Ka vetëm katër ditë që Joni, djali i Adelina Tahirit, ka ardhur në jetë, dhe e gjithë familja dhe të afërmit e çiftit janë në festë. Gjatë gjithë pritjes së ëmbël dhe muajve të shtatzënisë, këngëtarja ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë çdo moment të lumturisë, por edhe tani pasi Joni erdhi në jetë bën të njëjtën gjë. Dy ditë më parë, me një pamje nga spitali, Adelina tregoi një pjesë të dhuratave, luleve dhe tullumbaceve që e kishin mbushur dhomën e Jonit.

Ndërsa sot, festa duket se është transferuar në shtëpinë ku Joni troket për herë të parë. Nga një video e shkurtër e këngëtares në Instagram, duket qartë dhoma e mbushur me lule, tullumbace të personalizuara e dhurata të panumërta për vogëlushin. Bashkë me to, edhe disa biskota të ëmbla me emrin dhe ngjyrat tipike të vogëlushit.

Duke i falënderuar të gjithë miqtë për dhuratat dhe urimet e ëmbla, Adelina nuk ua kursen as miqve në rrjet këtë lumturi që po shijon me një status të ri.

Share With:
Translate »
1107 Views