Adelina Tahiri nuk e fsheh më djalin, shihni sa shumë është rritur
Këngëtarja shumë e komentuar në media e rrjete sociale për martesën me avokatin maqedonas, Adelina Tahiri këtë vit u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një djalë të cilin ajo dhe bashkëshorti vendosën ta quanin Jon.

Deri më sot Adelina nuk kishte postuar foto ku t’i tregonte djalit fytyrën, por vetëm imazhe me kurriz. Ishte një e afërme e Adelinës që postoi një foto të këngëtares pak ditë më parë me djalin që shuajti kuriozitetin e të gjithëve.

Megjithatë pak më parë këngëtarja ka publikuar vetë një foto ku vogëlushit ja ka mbuluar portretin vetëm pak me një zemër të vogël, por ajo që shihet është se Jon është rritur ose të paktën kështu e tregon kostumi si një djalë i rritur me të cilin e ka veshur Adelina.

