“Adolesence” edhe në shkolla, kryeministri britanik mbështet fushatën për të luftuar rritjen e dhunës
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, mbështet fushatën për shfaqjen e serialit ‘Adolescence’ në shkolla, si një mënyrë për të luftuar rritjen e dhunës.
Drama me katër pjesë, e publikuar në Netflix, trajton pasojat e vrasjes së një vajze nga një djalë 13-vjeçar, duke analizuar ndikimin e kulturës toksik. Seriali vë në dukje rolin e krijuesve të përmbajtjes si Andrew Tate në radikalizimin e djemve të rinj.
Krijuesit Jack Thorne dhe Stephen Graham synojnë që seriali të sjellë ndryshime reale.
Starmer, pasi e pa atë me fëmijët e tij, deklaroi se: “Kjo dhunë e shkaktuar nga të rinjtë, e nxitur nga ajo që shohin online, është një problem serioz që duhet trajtuar”.
Statistikat tregojnë një rritje të krimeve me thikë në Angli dhe Uells, veçanërisht ndaj grave. Seriali thekson ndikimin e figurave si Tate që promovojnë urrejtje ndaj grave.
Australia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç, ndërsa në MB pritet të hyjë në fuqi Aktit i Sigurisë Online, megjithëse ka pasur kritika për mosndëshkimin e mjaftueshëm të platformave që strehojnë përmbajtje radikalizuese.