Adoleshentë të dhunshëm/ Sociologu: Të rinjtë e sotëm urrejnë familjen dhe shkollën, situata ka degraduar!

Pamjet e dhunës ku disa adoleshente dhunonin dhe shkelmonin bashkëmoshataren e saj tronditën jo pak opinionin publik shqiptar

Në një lidhje me skype për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, sociologu Gëzim Tushi theksoi se shoqëria shqiptare është kthyer të jetë e dhunshme.

Kjo tha ai, ka ardhur, sepse pridërit duket se kanë hequr dorë nga prindërimi dhe edukimi dhe janë fokusuar më shumë tek sigurimi i të ardhurave apo karrierës.

“Kontradiktat, bullizmi, apo fenomenet e tjera nuk ygjidhet me dhunë. Nëse do të vazhdojmë kështu skena të tilla do të jenë më të shumta

Shikoni në rrugë djem dhe vajza shhfaqen duke përdorur një fjalor rruge dhe që e shfaqin me krenari këtë.

Dhe kjo vjen pasi të rinjtë e sotëm urrejnë dy institucionet kryesore të shoqërisë: Nuk e duan familjen dhe prondërit

Dhe institucioni i dytë që ata nuk e kanë qejf është shkolla. Pra mes adoloeshnteve dhe dy figurave kryesore për ta prindërit dhe mësuesit është krijuar një ekuacion i madh i mosfunksionimit.

Politika duhet të heqë dorë nga gjërat bosh dhe të merret me rregullimin e këtyre marrëdhënieve që kanë degraduar.

Prandaj them se investimi tek të rinjtë e sotëm është problem primar për shoqërinë e sotme”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi.

Share With:
Translate »
185 Views