Adoleshentët mendojnë se shpenzojnë shumë kohë në telefon

Adoleshentët gjithmonë i kanë injoruar prindërit e tyre. Kohët e fundit ata e bëjnë këtë gjë ndërsa janë të fokusuar në smartphone-t e tyre.

Më shumë se gjysma e adoleshentëve mendojnë se përdorin smartphone-t më shumë seç duhet, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew të lëshuar të mërkurën. Një e katërta e adoleshentëve raportuan se ndiheshin të shqetësuar, të vetmuar dhe të mërzitur pa telefonat e tyre. Adoleshentet femra që kishin tendenca të tilla janë në numër më të madh në raport me meshkujt.

Varësia ndaj telefonit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga kompanitë që i shesin ato. Google, Facebook dhe Apple kanë krijuar mjete për të ndihmuar njerëzit të ndërpresin sasinë e kohës që shpenzojnë duke përdorur pajisjet e tyre.

Mjekët dhe ekspertët e tjerë shqetësohen se telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera ndikojnë në gjithçka nga zhvillimi konjitiv tek aftësitë sociale.

Studimi përfshiu 743 adoleshentë dhe 1,058 prindër në Shtetet e Bashkuara. Ai arriti gjithashtu në përfundimin se prindërit shqetësohen për fëmijë e tyre adoleshentë.

Dy të tretat e prindërve shprehën shqetësim në lidhje me kohën që fëmijët e tyre shpenzonin me pajisjet elektronike.

Tre në katër adoleshentë raportuan se kontrollonin telefonat e tyre sapo zgjoheshin, dhe 45% thanë se i kontrollojnë vazhdimisht, duke luajtur lojëra dhe duke naviguar nëpër rrjetet sociale.

Burimi: CNN 

Share With:
Translate »
972 Views