Adoleshentja gangstere që fitoi Miss Universe: Jam e para në Ballkan në matematikë e fizikë
Trejsi Sejdini ka qenë në qendër të mediave, e cila u bë e famshme falë sherreve e dhunës së ushtruar që në moshë të vogël ndaj shoqeve të saj. Më pas u mor me modeling e u shfaq në disa videoklipe këngësh, të cilat i dhanë mjaft famë.

Por si të mos mjaftonte kjo, Trejsi është bërë e famshme edhe në rrjetet sociale, falë fotove të shumta që poston, ku tregon jetën luksoze, makinat e shtrenjta etj.

Së fundmi e reja fitoi edhe Miss Universe Albania mes shumë komentesh negative, të cilat thonin se nuk e meritonte.

Por si për habinë e fansave dhe atyre që nuk e simpatizojnë, ajo ka habitur me deklaratat e bëra gjatë një intervistë për VIP. Adoleshentja ka thënë se veçse modele, është edhe prej 8 vitesh e para në Ballkan, në matematikë e fizikë.

Konkretisht Trejsi shprehet:
“Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë, kam një anglishte të përsosur, kam një gjermanishte të përsosur dhe një frëngjishte të përsosur”.