Adoleshentja gjermane do të martohet me xhaxhanë e saj, prindërit duan ta mbyllin në psikiatri

Kur në mars të vitit 2015 u zhduk 14-vjeçarja Josephine P. Schildow në shtetin gjerman të Brandenburgut, shumica dyshuan se në këtë rast ishte përfshirë edhe xhaxhai i saj, 46-vjeçari Gerrit H.

Në të vërtetë, Josephine dhe Gerrit gati pesë javë udhëtuan nëpër Evropë, derisa u zbuluan në një supermarket në qytetin bregdetar të Sérignan, në jug të Francës.

Josephine u kthye te prindërit e saj dhe dukej se aventura përfundoi… Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Këto ditë, publiku gjerman u trondit, ngaqë tri vjet pas arratisjes spektakulare, Josephine dhe Gerrit jetojnë bashkë si një çift i dashuruar!

Në ndërkohë, Gerrit u nda nga gruaja e tij, kështu që nuk ka pengesa ligjore për t’u martuar me Josephine.

Prindërit e adoleshentes u përpoqën ta ndanin nga xhaxhai, transmeton KosovaPress. Ata dyshuan se Josephine ishte e sëmurë mendërisht dhe deshën ta vendosin në një klinikë psikiatrike. Megjithatë, gjykata vendosi në favor të Josephine.

“Kam dashur një kontakt të ngushtë me xhaxhanë tim. Ai thotë se ka zhvilluar ndjenja ndaj meje, ai nuk më ka manipuluar”, thotë Josephine për RTL.

“Ne jemi bërë për njëri-tjetrin. Çift i lumtur, miqtë më të mirë, shpirtra binjakë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin”, thonë Josephine dhe Gerrit, ndërlaq publiku është i neveritur nga lidhja e tyre, e cila ka tronditur Gjermaninë.

“Ne kemi në plan martesën dhe një udhëtim në Karaibe për vitin e ardhshëm”, tha Josephine.

Share With:
Translate »
796 Views