Adriana Kalaja mallkon fëmijët e atyre që votuan Erion Veliajn
Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë në Tiranë, madje dhe në Astir dhe tek “5 Maji”, ku opozita ka organizuar protesta të vazhdueshme. Kjo ka irrituar anëtaren e shtabit të Belind Këlliçit, Adriana Kalanë, e cila me një gjuhë fyese dhe denigruese, ka mallkuar banorët e “5 Majit” dhe Astirit.
“Një urim kam për të gjithë ata që e shitën votën apo votuan Veliajn. Ju shkoftë për qokë me fadromë, natën te pragu i shtëpisë e i nxjerrtë fëmijët jashtë në gaz lotsjellës”, shkruan Adriana Kalaja në rrjete sociale.
Pak kohë më parë u bë virale deklarata e Adriana Kalasë e cila tha se do i vërë tritolin Tiranës.