Adriana Lima në pasarelë vetëm 3 muaj pas lindjes së djalit dhe duket WOW

Vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së saj të tretë, Cyan, modelja Adriana Lima ka marrë pjesë në një sfilatë mode në Qatar Fashion United, e organizuar këtë dhjetor në Doha. Modelja sfiloi në pistë me një fustan të bardhë me një të çarë anësore dhe pelerinë. Sigurisht ra në sy sa shumë ka ndryshuar Adriana që nga koha kur sfilonte për “Victoria’s Secret”. Më shumë se 150 stilistë nga gjashtë kontinente dhe 50 vende shfaqën krijimet e tyre në një pasarelë globale. Shfaqja mblodhi më shumë se 20,000 pjesëmarrës në stadiumin Ras Abu Aboud për të dëshmuar një spektakël të modës, muzikës, sportit dhe kulturës. Djali i Adrianës, Cyan erdhi në botë në shtator. Adriana Lima është në një lidhje me biznesmenin Andre Lemmers.

Adriana Lima në pasarelë vetëm 3 muaj pas lindjes së djalit

Share With:
Translate »
134 Views