Adriana Matoshi shtatzënë? Aktorja ju jep fund një herë e mirë gjithë zërave

Adriana Matoshi është përfolur gjatë për marrëdhënien e saj të dashurisë me futbollistin, Keith Groeneveld. Madje së fundmi ndjekësit e dyshes kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Aludimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale nëj foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.

“Si shtatzënë po dukesh!”, nisën të komentonin ndjekësit e saj, ndërsa disa media shkruajtën menjëherë se aktorja është në pritje të ëmbël.

Mirëpo Adriana nuk ka lejuar që thashethemet të vazhdojnë më tej dhe ka reaguar menjëherë duke shuar zërat. Ajo shpërndau në Instagram një postim ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.

Adriana e publikoi këtë postim në porfilin e saj në Instagram shoqëruar me emoji duke qeshur me lot. Kështu ajo i hodhi poshtë të gjitha zërat dhe tregoi se situatën e ka kaluar me shumë sportivitet.

Adriana dhe Keith janë një nga çiftet më të diskutuara në rrjete sociale dhe pavarësisht dashurisë tyre të pastër nuk kanë munguar komentet ofenduese për dyshen. Para disa ditësh aktorja dhe deputetja e Kosovës mori një surprizë shumë të këndshme nga partneri dhe ju dha një mesahz gjithë kritikuesve për lidhjen e tyre.

“Çdo herë befasohem nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që trajton gruan siç bën ky. Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urryesit, kujdes, po e urreni një dhuratë nga Zoti”,shkroi aktorja krahas fotove të ëmbla së bashku me dashurinë e saj.

Share With:
Translate »
186 Views