Adrola Dushi: E kujtoj e bija e kujt jam… Një mesazh për të kaluar ditët e errëta
I shohim nga ekrani dhe mendojmë se sa të bukur e kanë jetën. Por në fakt edhe ata janë si të gjithë ne, me halle e brenga.
Po njësoj është edhe jeta e Adrola Dushit. Suksesi i saj nuk ka ardhur rastësisht në jetë. Ajo ka punuar fort për të arritur aty ku është sot.
Adrola shpesh e ka thënë që edhe zhvendosja në Amerikë nuk ka qenë e lehtë por megjithatë ia ka dalë. Kjo do të thotë se ka ditë të errëta edhe për të. Por e rëndësishme është se ka njerëz përreth që e mbështesin dhe ajo gjen forcën për të vazhduar përpara.
Këtë e ka pohuar vetë Adrola duke postuar një foto nga vegjëlia me prindërit ku shkruan: “Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur, e kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time.” /Kids’ Time/
