Adrola Dushi: Koha që do të doja për Troin
Edhe pse udhëtimet drejt Tiranës kanë qenë të shpeshta, gjatë këtyre dy viteve të fundit Adrola Dushi është përballur plotësisht me jetën amerikane. Më saktë me ‘Ëndrrën Amerikane’. Ditën kur vendosi të merrte avionin bashkë me djalin e saj të vogël, bukuroshja shqiptare, ish-‘Miss Universe Albania’, i mori parasysh të gjitha: edhe vështirësitë që do të ndeshte si nënë beqare, edhe sfidën që paraqiste në vetvete puna si modele në SHBA, edhe dilemat që e prisnin, pendesat, dyzimet nëse kishte marrë vendimin e duhur, pasigurinë nëse djali i saj, Troi, do të përshtatej ose jo.

Ajo u nis me bindjen se do ia dilte. Të paktën do të përpiqej me të gjitha forcat ta përmbushte ambicien e saj si modele, por në të njëjtën kohë do të ishte edhe një nënë e mirë. Një mision i vështirë natyrisht. Kushdo që e ka provuar e di mirë se Amerika është vërtet ‘Toka e Premtuar’, por ‘Ëndrra Amerikane’ do shumë punë e mund për t’u përmbushur. Një ditë nuk i ngjan tjetrës dhe mundësitë ikin e vijnë shpejt. Ritmi i përtej oqeanit është marramendës e nëse nuk e kap dot, gjithçka mund të përmbyset.
Adrola Dushi i dinte të gjitha këto, këtu e dy vjet e gjysmë të shkuara, kur i hipi avionit me premtimin se nuk do të kthehej kurrë më. Për më tepër që vendimi i saj nuk mund të kishte kthim mbrapa. Shumë gjëra kishin ndodhur në jetën e saj, shumë të papritura, disa të mira e disa të këqija. Sido të ish, mendimi i vetëm ishte të merrte jetën e saj në dorë e t’i kthehej punës. Me shoqëruesin e saj të vogël, engjëllin që i pat bekuar jetën pa paralajmërim, Troin, iku dhe e nisi gjithçka nga fillimi.
“Kur erdha kisha ide të ndryshme në kokë e tani që shoh pas çuditem edhe vetë se sa shumë kam arritur”,
Vazhdo leximin në www.revistawho.com