Adrola Dushi publikon fotot e rralla me të birin: Zoti e dinte që kisha nevojë për ty
Adrola Dushi këto kohë ka marrë një pushim nga angazhimet si modele duke u fokusuar më shumë te jeta e saj personale që është e ndarë mes SHBA ku ka familjen dhe Shqipërisë.
Në kontinentin amerikan jeton edhe djali i saj i vetëm, Troi, i cili ka nisur edhe shkollën atje. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse Adrola nuk poston më aq shumë me të në rrjetet sociale. E së fundmi ajo e ka bërë një përjashtim duke ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto me të birin.
Modelja ndodhet në New York ku ka bërë një set fotografik me të birin. Në fotot e publikuara Troi duket si një kopje e saj. Të veshur të dy me kostume të zi serioze dhe këmishë të bardhë, nënë e bir pozojnë të ulur në një karrige. Të shumta kanë qenë komentet pozitive që kanë vërshuar në sektorin e komenteve.
“Zoti e dinte se kisha nevojë për ty!”- ka shkruar Adrola krah fotove.
Ajo ka treguar gjithnjë që Troi është pika e saj e dobët dhe se ka një lidhje shumë të ngushtë me të, si çdo nënë. Gjatë një interviste e pyetur se ku do dëshiron të jetojë në të ardhmen, modelja u shpreh se akoma nuk e di se ku do marrë drejtimin e rrugës së saj. Megjithatë shtoi se do ishte mëkat për Troin ta largonte nga Amerika, për shkak se atje ka një jetë të sigurt, të lumtur dhe një shkollim të mirë.
“Troi e do shumë Amerikën, ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Ka kushërirat e veta dhe është i lumtur. Jam në një fazë ku nuk di ku do e marr atë drejtimin e rrugës sime. Do më dukej mëkat i madh për Troin nëse do e lëvizja nga ai vend. Siguria dhe dashuria që merr në shkollë atje, s’ka të paguar me asgjë tjetër. Shkollimi është fantastik atje dhe unë nuk kam nevojë të merrem me Troin sepse shkon me dëshirë në shkollë. Fatkeqësisht, sepse e dua shumë këtë vend, jeta më mirë atje për djalin tim”, ka thënë modelja kohë më parë.
Adrola u bë nënë për herë të parë në moshën 20-vjeçare. Nga lidhja e saj me Adis Patushin erdhi në jetë Troi por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujden të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.
Adisi këto kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur Filloreta Raçi, apo e njohur ndryshe si Fifi. Prej pak muajsh ata kanë nisur një romancë që nuk e fshehën nga sytë e publikut, përkundrazi janë shumë të hapur në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër Adrola ka zgjedhur të jetë hermetike dhe mos të zbulojë gjë për jetën romantike ndonëse mediat kanë zbuluar lidhjet e saj.