Adrola Dushi tregon me një fjali të vetme se çfarë i ka thënë babai nëse do të dojë të martohet sërish

Adrola Dushi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ me Dojna Memën ku ka treguar mes të qeshurash disa nga situatat më epike që i kanë ndodhur në Amerikë.

Bukuroshja nuk i shpëtoi dhe pyetjeve rreth martesës, ku tregoi publikisht se çfarë i kishte thënë i ati.
“Më ka thënë babi, edhe 10 burra po i more une nuk vi më kurrë në dasmë”, ka treguar Adrola duke qeshur dhe duke shtuar se nuk i ka mirë punët me fustanin e bardhë.
Dushi ka treguar gjithashtu dhe një nga incidentet që i kq ndodhur gjatë konkurseve të ndryshme në Amerikë. Ajo pohoi se në ditën kur do të zhvillohej konkursi, provoi një krem për herë të parë, i cili i shkaktoi alergji tek zona rreth syve.
Ndonëse situata ishte shumë e sikletshme, Adrola tregoi se arriti ta fitonte edhe konkursin në të cilin u paraqit.

Share With:
Translate »
712 Views