Adrola rrëfen të vërtetën e dhimbshme të lindjes natyrale në maternitet (që nuk është si lindja në Instagram)

Ja pra që lindja prej vërteti ndryshon nga lindja në instagram. Kemi parë aq shumë foto me mama të lumtura e të qeshura nëpër salla lindjesh sa po na mbushej mendja se të lindësh është njëlloj si të bësh një vaksinë.  Adrola për shembull nuk e ka përshkruar momentin e takimit të parë me të birin si atë çastin sublim, të mrekullueshëm, të papërshkrueshëm. Modelja e përshkruan sa që çke me të: Linda natyralisht dhe takimi nuk shkoi shumë mirë. Mbase ky sinqeritet nuk shkon dhe aq shumë në ambientin e Instagramit ku çdo gjë është e mbuluar me trëndafila, por mamatë që e kanë provuar ç’do të thotë lindje natyrale e dhimbshme e dinë se ardhja në jetë e një fëmije është gjëja më fantastike, ama ato dhimbjet nuk të lënë ta shijosh dot siç do doje përballjen e parë me bebin. Vetëm pasi stërmundimi fizik kalon, je gati të shijosh mrekullinë, siç e ka shijuar edhe Adrola.

Share With:
Translate »
869 Views