Aeroplani u përplas me zogj dhe ra mbi një makinë në Torino, humb jetën vajza 5 vjeç
Një aeroplan u rrëzua në tokë pak pas ngritjes nga aeroporti Torino-Caselle. Aeroplani ra mbi një makinë dhe si pasojë e përplasjes është automjeti u përfshi nga flakët.
Një familje e tërë ndodhej në të. Një vajzë 5 vjeçare vdiq e bllokuar në makinë, ndërsa vëllai 12 vjeç dhe prindërit e saj janë shtruar në spital.
Djali është në gjendje kritike.
Piloti, i cili u hodh me parashutë arriti të shpëtojë veten, por edhe ai ndodhet në spital.
Hipoteza është se avioni është përplasur me një tufë zogjsh dhe ndoshta një prej shpendëve ka hyrë në motor.
Piloti ishte duke bërë një stërvitje.