Afërdita bën rrëfimin e parë si mami dhe mësuam shumë sekrete
Momentet më të ëmbla, Afërdita po i kalon tanimë me Blue Sky. Megjithatë kur ka kohë dhe i vogli është në gjumë, i përgjigjet dhe pyetjeve të ndjekësve. Së fundmi ajo ka treguar se kush e vendosi emrin e bebit, çfarë fëmije është Blue Sky, pas sa ditësh ka dalë shëtitje, a ka pasur strija e kështu me radhë.
“Ishte ideja ime. Po rrija një ditë po qetësohesha dhe po ndjeja lëvizjet e tij. Dhe thashë ai do të jetë qielli jonë. Burri im e dashuroi idenë. Sky është një bebe shumë i qetë deri tani. Nuk kam asnjë shenjë nga lindja. Mbas 5 ditëve kam dalë shëtitje me Sky”, është përgjigjur Afërdita. Ajo ka ndarë dhe disa pamje të të voglit, i cili pushon me mamin. Ndërsa në një video tjetër ka thënë dhe se Sky Blue i ngjason shumë teze Jehonës.
