Aferdita Dreshaj nuk mund ta thotë sa fëmijë do të ketë sepse përgjigjen e ka dikush tjetër
Muaj më parë, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, hokeisti cek, Jakub Kindl u bekuan edhe me fëmijën e parë. Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Sky.
Tani jeta e tyre është e ndarë mes ShBA-së dhe Evropën sipas angazhimeve të bashkëshortit të saj.
Së fundmi ajo realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e tij, dhe një nga ata e pyeti se sa fëmijë planifikon të kesh.
Kësaj përgjigje, Aferdita iu përgjigj me shumë humor duke pyetur bashkëshortin e saj, i cili duket se nuk e ka përgjigjen pasi i kthehet të birit duke e pyetur sa vëllezër dhe motra dëshiron të ketë.
Duket se as prindërit nuk e dinë saktësisht dhe duhet të presin edhe pak kohë derisa Sky të mund të flasë dhe të tregojë vetë.
Më poshtë mund të shihni përgjigjen e saj në formë të videos.